AKTUALITET, 31 Tetor 2024, 23:44

"Rama do marrë rezultat që edhe Enveri do ta kishte zili"/ Andi Bushati: Zgjedhjet janë asgjësuar nga SPAK!

"Rama do marrë rezultat që edhe Enveri do ta kishte zili"/

Andi Bushati thotë se SPAK po shërben për të goditur kundërshtarët politikë të Edi Ramës. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se zgjedhjet janë asgjësuar dhe se Edi Rama do të marrë rezultat të cilin edhe diktatori Enver Hoxha "do ta kishte zili". 

"Unë edhe dosjen Berisha edhe Meta i shoh më ndryshe. Dosja Berisha dhe Meta janë dosje që një Prokurori e drejtë, kishte elementë për të hetuar dhe mund t’i çojë edhe drejt dënimit. Por, ku është problemi im? Klasa jonë politikë kjo ka qenë, patjetër janë përdorur edhe banditë, edhe para të zezë në fushata. A kanë patur gjithë qeveritë korrupsion? Po. Problemi është që SPAK, këto dosje, Berisha, Meta, Beleri dhe Salianji jo i SPAK, dhe me të njejtin metër nuk procedon dosjet e mazhorancës. Këtu drejtësia ka krijuar çeikulibër. Po të isha nga populistët që fitojnë vota nëpër studio, do të thosha po të shkojnë në burg këto qenër.

Por po goditet opozita politike e vendit, nuk ka ish pushtetarë që merret SPAK, por do të godasë opozitën. SPAK është fokusuar vetëm te kundërshtarët politikë të Ramës, kjo krijon zhbalancimin. A po përdoret SPAK për shkallmimin e zgjedhjeve të ardhshëm? Patjetër i ka asgjësuar. Rama do të marrë rezultat që Ramiz Alia dhe Enver Hoxha mund t’ja kishte zili.

Roli i SPAK është më tej se kaq. Në një vend ku ka pakënaqësi popullore, ku siç treguan dy investigimet dje qe vjedh Rama, Veliaj, Balluku, gjithë qeveria me lopatë në dorë, vjen një ditë që do të kishte pakënaqësi popullore. Kur ajo nuk kanalizohet te opozita, kjo pakënaqësi fryn në rrugë. SPAK po përdoret për këtë, për t'i thënë shqiptarëve, për të ulur dufin e urrejtjes së qytetarit të vjedhur. I thonë, rri i qetë se ka një SPAK që drejton USA dhe do të hakmerret edhe për ty. Pra kasap i zgjedhjeve dhe instrument për të shfarosur çdo lloj opozitarizmit. Kaq i ndyrë dhe i poshtër është roli i tij", tha Bushati.