TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat mes Tedi Blushit dhe të ftuarve, për reformën në drejtësi, e cila kaloi me konsensus, madje Ilir Meta bashkoi votat me PS, kundër PD-së për të votuar disa ligje.
Pjesë nga debati:
Neritan Sejamini: Pse i dhatë Ramës gjithë ato mekanizma, kur PD ishte kundër? Ju braktisët PD dhe u bashkuat me PS?
Tedi Blushi: Votat nuk iu dhanë Edi Ramës, por reformës në drejtësi.
Ylli Rakipi: Mirë ua ka bërë reforma pra. Ne nuk do na bëni trapa tani…
Neritan Sejamini: Ju ishit kundër zotit Basha dhe opozitës.
Tedi Blushi: Nuk ju dhanë Ramës, por reformës në drejtësi.
Andi Bushati: Ky është debat absurd. Po pra dakord, ia dhanë.
Ylli Rakipi: Ju thoni votuam reformën, ta gëzoni pra!
Neritan Sejamini: Themi na shpjegoni cfarë u bë gabim? Duhet të thuash ku është gabuar. Që ne të mos bëjmë këtë gabim në të ardhmen. Një parti ka edhe një program.
Tedi Blushi: Po ish LSI dhe zoti Meta e votuan reformën. Po çfarë ndodhi me këtë reformë? Arta Markun nuk e cilësoni si moment kur u zhbë. Ndalojmë te gjykatësit e GJK, a donin të betoheshin te Lana? A rezistoi Meta? A u kap GJK? Meta e emëroi kryetarin e vetingut? Pra ai që shkatërroi dhe eleminoi gjyqtarët dhe prokurorët? Reforma u zhbë nga Edi Rama, nuk është përgjegjësi e Metës.
Neritan Sejamini: Ka vetëm një njeri që ka emëruar tre gjyqtar të GJK, ky është Ilir Meta. Të merremi me fakte.
Tedi Blushi: A është fakt që Rama çoi në Parlament ligjin që gjyqtari të betohej te Lana? Për cfarë u thirr 2 marsi, për të ndaluar kapjen e GJK nga Rama. Është faji i Metës?
Neritan Sejamini: A keni ju ndonjë reflektim?
Tedi Blushi: Po ka dështuar reforma por jo për fajin tonë. Meta ka bërë beteja për të mbrojtur reformën.