TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesi Dilaver Nela që qëlloi dje me kos dhe vezë eurodeputetin Fredi Beleri ndërsa dilte nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, ishte i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për të folur për aktin e djeshëm. Nela u shpreh se e qëlloi Belerin pasi nuk i ktheu përgjigje.
Pjesë nga biseda
Ylli Rakipi: Përse qëlluat Belerin?
Dilaver Nela: Pyet zonjën Lala dhe Bregun. Ata e dinë të shkuarën e Belerit më 10 prill 1994. Masakrën e Peshkëpisë. U kap me armë edhe në Longo. Është dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare. Duket nga pamja. Nuk ka lidhje me minoritetin. U kap edhe duke vjedhur votat.
Ylli Rakipi: Çfarë të tha policia?
Dilaver Nela: Më pyetën siç po më pyet ti. Ajo është zemëratë.
Ylli Rakipi: Ti ke qëlluar një eurodeputet...
Dilaver Nela: Për Alfred Belerin nuk do t’i kisha prishur 5 mijë lekë. Por si eurodeputet më dhemb. Ai kostum ka qenë i eurodeputetit. Vjen si kali i Trojës.
Ylli Rakipi: Të ktheu përgjigje?
Dilaver Nela: Ku e kapi veza? E kapi nga pas. Po të më kishte kthyer përgjigje nuk do të isha burrë, por burrec, po ta qëlloja. Por, kur të kthen kurrizin, e qëllon.