TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alfred Lela, drejtor i Komunikimit në Partinë Demokratike, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit" në MCN Tv arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, e quajti atë poshtërues dhe shenjë e keqe për të gjithë shqiptarët.
“Mënyra se si ish-presidenti Ilir Meta u arrestua tregon gjithë historinë. Tregon historinë e Fredi Belerit, Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Ervin Salianjit. Ata janë goditur nën brez, mbi brez. Mjafton të rivëmë pamjet e arrestimit të Metës dhe aty është përgjigja sa i tregon animin dhe instrumentalizimin e “reformës në drejtësi” ajo formë arrestimi që i bëri përshtypje edhe Mateo Renzit që tha se si do të trajtojnë refugjatët nga Uganda kur trajtojnë kështu ish-kryeministrin, ish-presidentin. Rënia e Metës, në thonjëza rënia si metaforë, nuk duhet të gëzoj askënd. Ka disa që fërkojnë duart, barkun dhe thonë që mirë ai bënë, por kjo është shenjë e keqe për të gjithë.
Rama që thotë se shkoj sa herë dua në SPAK, por i përmendet emri 14 herë në dosjen McGonigal, por të paktën të kishte shkuar 4 herë. Lehtësia që e merr shkuarjen në SPAK tregon se nuk e merr seriozisht, ose ka bërë pakt me ta.
Kur trajtojnë ashtu ish-presidentin, më duket poshtëruese për të gjithë. Shqipëria ka arritur në ditën kur bën arrestime si me deputetët e vitit 1956 kur plaseshin në gaz, me pranga hekuri. Kështu po ndodh tani”.-tha Alfred Lela.