AKTUALITET, 8 Maj 2025, 14:56

Rama bëri parashikimin për marrjen e deri 88 mandateve në zgjedhje! Berisha: Plane qesharake, shqiptarët ia kanë prerë biletën!

Rama bëri parashikimin për marrjen e deri 88 mandateve në

Kryeministri Edi Rama parashikoi sot nga Kuçi se në zgjedhjet e 11 majit PS do të marrë nga 78 mandate deri në 88 deputetë në rastin më të mirë.

Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, reagoi sot kreu i PD-së Sali Berisha.

“Planet e Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët të kanë prerë biletën, mezi po të pret McGonigal me të cilin je i lidhur si siamezë”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.