AKTUALITET, 8 Maj 2025, 14:06

Ankesat e PD-së për shpërndarjen e zarfeve në Greqi, kreu i KQZ-së letër kompanisë postare: Na dërgoni urgjentisht një raport!

Ankesat e PD-së për shpërndarjen e zarfeve në Greqi, kreu i

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër kompanisë zyrtare DHL, përgjegjëse për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Greqi lidhur me ankesat e PD-së.

Celibashi ka kërkuar që t’i dërgohet në mënyrë urgjente një raport në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi.

“Në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces”, shkruhet në letër.

Në shkresë, kreu i KQZ-së i ka drejtuar disa pyetje, përfshirë sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor, dhe aa prej tyre nuk ju është dhënë zarfi me fletën e votimit në dorë.

Përmbajtja e letrës:

I nderuar z. Koçollari,

Në vijim të procesit të votimit nga jashtë vendit, në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:

Për shkak të rëndësisë dhe urgjencës së këtij procesi, kërkojmë që informacioni i mësipërm të na vihet në dispozicion brenda një afati sa më të shkurtër.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve!