AKTUALITET, 8 Maj 2025, 13:11

Përurimi/ Ulet avioni i Pacollit në aeroportin e Vlorës, batutat e Ramës: Syri i keq plasi, Baca zbriti. “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në Kukës

Përurimi/ Ulet avioni i Pacollit në aeroportin e Vlorës, batutat

Teksa ne aeroportin e ri te Vlores eshte ulur avioni i Behgjet Pacollit, biznesmenit nga Kosova qe e ndertoi kete aeroport, Rama nuk i ka kursyer batutat!

"Syri i keq plasi se Baca zbriti, po shkon njëherë në Vlorë që ta shohë Vlora dallëndyshen e parë që lajmëron një pranverë në të gjitha sezonet e aeroportit," tha Rama.

Nderkohe Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Aeroporti i Vlorës se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”.

“Për ata që thonë se ky është fluturim ‘fake’ që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi. Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një “akullthyes” që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen.

Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. “Air Kosova” do të jetë kjo kompani, me dy avionë të krenarisë sonë të përbashkët”.

Kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët. Nuk do të jap datë sepse kam mësuar që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Përurimi/ Ulet avioni i Pacollit në aeroportin e Vlorës, batutat