TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani.
Këngëtari Luiz Ejlli, fitues i “Big Brother 2”, ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.
Trupi gjykues ka qenë i përbërë nga Brikena Lubonja, Dritan Hasani dhe Genti Shala.