AKTUALITET, 8 Maj 2025, 12:38

Përurimi/ Ulet avioni i parë në Vlorë, Rama: Projekt tejet sfidues, aeroporti i ngritur 2 metra nga sipërfaqja

Përurimi/ Ulet avioni i parë në Vlorë, Rama: Projekt tejet

Kryeministri Rama ndodhet në ceremoninë e uljes së avionit të parë në Vlorë. Rama tha se ky projekt ka qenë tejet sfidues dhe se është ngritur 2 metra mbi sipërfaqen sepse zona ëshët mbi nivelin e detit.

“Kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportit të Vlorës me njerëz nga Kosova dhe Shqipëria do e ngrejë shumë lart emrin e aeroportit, për cilësinë sigurinë dhe nivelin e buzeqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi.

Dua të falenderojë ata që besuan dhe punuan, ka qenë një projekt sfidues dhe mjafton të shohësh pak më lart se i gjithë aeroporti është ngritur dy metra mbi sipërfaqe pasi zona është nën nivelin e  detit, me të gjithë parametrat e cilësisë. Për ndjekësit e mi, unë i siguroj që pa ata nuk jetoj dot dhe më ndihmojnë ta bëj detyrën më mirë pavarësisht se nuk më lënë gjë pa thënë.”, deklaroi kryeministri.

Edi Rama: Dola t’ju them në radhë të parë shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve dhe punonjësve të reja të aeroportit të Vlorës. Dua të falenderoj grupin e ardhur nga Kosova që janë këtu të pranishëm dhe të shpreh besimin se kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportin të Vlorës me burime njerëzore nga Kosova dhe Shqipëria do ta ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti për cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe nivelin e buzëqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi. Dua të falenderoj ata që besuan dhe punuan për këtë projekt që s’ka qenë aspak i lehtë dhe tejet sfidues.

Mjafton të shohësh pak më larg se si i gjithë aeroporti është ngritur dy metra nga sipërfaqëja e terrenit, pasi terreni është 2 m nën nivelin e detit dhe cfarë pune e jashtëzakonshme është bërë në të gjithë pjesën e padukshme për të garantuar një platformë solide të kategoritë më të lartë ndërkombëtare.”, tha Rama.