AKTUALITET, 6 Janar 2022, 23:08

Rakipi pyet për protestën e së shtunës: Si hyni në seli? Bumçi: Ka njerëz që merren me bravat dhe dyert...

Rakipi pyet për protestën e së shtunës: Si hyni në

Aldo Bumçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për protestën e ditës së shtunë, ku sipas Sali Berishës, Basha do të nxirret nga selia. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Si hyni ju atje në seli?

Aldo Bumçi: Për brava dhe dyer ka njerëz që merren me këtë profesion. Edhe zoti Çani foli, besoj ka shumë njerëz nga ana teknike. Nga ana politike, është shëmti e madhe kjo ku e ka degraduar PD-në. Basha nuk është më PD. Njerëzit mund të krahasojnë PD që u mblodh ne Air Albania dhe një personi me dyer te blinduara që ka shkëputur lidhjet me demokratët. 

Ylli Rakipi: Si e hiqni këtë, na thoni? Se këtë nuk e solli Rama aty.

Aldo Bumçi: Unë po them të vërteta politike, për drynin nuk flas dot. Ne prisnim të fitonim zgjedhjet...

Ylli Rakipi: Si e hiqni Bashën? Se ju ka vënë ca hekura...

Arjan Çani: Janë amerikanët, Basha është instrument.

Aldo Bumçi: Basha aty kujt të mirë publike i shërben? Opozita i shërben një interesi publik. Vetëm interesit personal i shërben ai.