AKTUALITET, 6 Janar 2022, 22:00

Klodiana Lala: Kokaina në kamionin e BanaKing të hetohet nga SPAK, sepse mund të ketë ndikime!

Klodiana Lala: Kokaina në kamionin e BanaKing të hetohet nga SPAK,

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se rasti i fundit i kokainës së kapur në kamionin e "BanaKing", duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës, pasi mund të ketë ndikim mbi drejtësinë. 

"Arjan Përmeti është prokurori, që e ka kapur kovidi. Po firmos urdhër arrestet një prokuror zëvendësues. Përmeti ka ndjekur veprimet e para hetimore. Fakti që kemi një kompani që ka hedhur miliona për reklama, kjo mund të ndikojë.

Kjo nuk duhet hetuar nga prokuroria e Tiranës, por nga SPAK, një strukturë më e specializuar. 

Me kaq shumë personazhe të pëfshirë, duhen parë si dosje të bashkëlidhura. Historia e portit të Durrësit, është politike, kriminale, biznesi, si rrjeta e merimangës".