AKTUALITET, 6 Janar 2022, 22:09

"Në fund e ha vetëm Hasani"/ Gazetarët flasin për kokainën në kamionin e "BanaKing": Të hetojë SPAK!

"Në fund e ha vetëm Hasani"/ Gazetarët flasin për
Klodiana Lala, Ylli Rakipi, Artan Hoxha

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u diskutua për drogën e kapur në kamionin e "BanaKing" dhe hetimet që po zhvillon prokuroria. 

"Në fund e ha gjithmonë Hasani", tha me ironi Artan Hoxha, duke iu referuar shoferit të kamionit dhe duke shprehur skepticizëm për hetimet, duke thënë se çështja nuk do të hetohet deri në fund, për të vajtur tek koka. 

Gazetarja Lala tha se ky është problemi kryesor në Shqipëri, që hetimi i ngjarjeve nuk shkon deri te koka por ndërpritet. Ajo përmendi edhe rastin e Arbër Çekajt, që u mbyll vetëm me burgosjen dhe dënimin e tij. 

"Të hetohet nga SPAK"

"Arjan Përmeti është prokurori, që e ka kapur kovidi. Po firmos urdhër arrestet një prokuror zëvendësues. Përmeti ka ndjekur veprimet e para hetimore. Fakti që kemi një kompani që ka hedhur miliona për reklama, kjo mund të ndikojë.

Kjo nuk duhet hetuar nga prokuroria e Tiranës, por nga SPAK, një strukturë më e specializuar", tha Lala. 

Artan Hoxha flet për kapjen e drogës në kamionin e Banaking: Ishte aksident! 

"Kur është futur në magazinë, kompania ka njoftuar me mendjen top që s'ka patur më. Ta dinin që ishte edhe 119 kile, harroje. Është kapur padashje. Në Itali nuk është marrë asnjë arkë. Ngarkesa është për Shqipërinë, destinacioni ka qenë Shqipëria dhe është marrë në Shqipëri. Këto 7 arka nga 113, që kanë qenë me këtë produkt.

Një kontenier i tillë, kur është me paletë, ka 1080 arka. Kur është pa paletë, ka fiks 1200 arka me banane, të cilat shkojnë në 25 ton ngarkesë. Kjo kompani ka edhe kutitë e kartonit. Edhe brandin e ka blerë atje. Ka qenë kompani në Ekuador. Është e vetmja që i ngarkon në fermë bananet e veta. E ka ciklin e mbyllur. I merr atje dhe ka magazinë doganore në Shqipëri.

Paskan edhe një kompani në ishujt Canarie, me emrin West Food. Për cfarë i duhet një kompani offshore?

Në Itali nuk është marrë, sepse italianët nuk të lënë, e kthejnë dynjanë përmbysë. Lufton me mafian, nuk ta lënë edhe nga ana profesionale, do të vendosnin çip brenda.

Cfarë ndodh? Kontejneri vjen në Shqipëri. Përse të arrijmë në rezultatin se është 1920 kg? Sepse në arka secila ka kokainë. Në 7 arka, nuk kanë arritur ti marrin dhe mungojnë 106 arka. 17 kg në cdo arkë.

Kur ngarkesa ka ardhur ne Durrës dhe hileja është kush e kontrollon portin e Durrësit? Kush e ka marrë nën kontroll portin e Durrësit.

Kur u dha lajmi, nuk përmendej Zico Company dhe Banaking. Thuheshin emra kompanishë të tjera.

Ku është elementi që çalon? Ngarkesa është marrë në portin e Durrësit, dhe kur e kanë kuptuar që mungojnë 7 janë kthyer ti marrin. Kompania nuk e ka ditur që janë edhe 119 kg, sepse po ta dinte nuk njoftontë policinë.

Hasani që është shoferi, i kanë dalë në Romanat, ka vajtur ka futur kamionin në kompani, të nesërmen ka thirrur Marsonin, administratorin. Kanë bërë video konferencë me Trifonin që është në Amerikë, pronarin. Në video konferencë I kanë thënë kjo i ka ndodhur Hasanit.

Është raportuar si grabitje e thjeshtë.

Në datën 29 ne mëngjes Trifoni ka bërë video konferencë me punonjësit. Ai ka thënë po flas me drejtorin e përgjithshëm, ka folur dhe i ka thënë na kanë ndaluar kamionin me banane. Nuk e ka ditur që ka mbetur mallin brenda ky.

Tonin Vocaj ka folur me kompanin dhe i sqarojnë cfarë ka ndodhur. Tonini thotë në mëngjes do të vijmë aty. Policia ka vajtur me idenë se janë grabitur arka me banane. Kur ka kontrolluar kanë dalë 7 arkat. Si gjenden kur janë 1200? Kur i nisin nga Ekuadorin, pritësit i thuhet, te rradha 4 nga fundi horizontal, janë malli. Që të mos kontrollojë arkat.

Kompania po ta dinte, që ishin edhe 119 kg, do e zbraste mallin. Kishte kohë. Kompania padashje ka rënë grackë e kësaj. Edhe mund ta kishin hedhur.

Ku implikohet kompania? Kokaina ka qenë e futur në ngarkesë dhe mund ta fusë vetëm ai që e ngarkon.  

Ngarkesën e ka bërë punonjësi i kompanisë, një ekuatorian që është kontraktuar, ka ekskluzivitetin, që prodhon kartonin, është brand në Ekuador, ku prodhohet kartoni.

Ai që nis ngarkesat e ka pagesën me cent për cdo arkë që ngarkon. Pra, gjithçka ka rrjedhur është rastësi. U bë përpjekje që kjo t'i mbetet skanerit", tha Hoxha.