TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka zbuluar disa detaje "bombë" nga ngjarja e fundit me kapjen 119 kg kokainë në kamionin e "BanaKing".
Hoxha tha se pronari i kompanisë, Trifon Murataj, që jeton në SHBA, e ka njoftuar policinë dhe nuk e dinte se një sasi e drogës kishte mbetur në kamion. Hoxha tha se po ta dinte, nuk do ta kishte njoftuar policinë, ndaj kapja e drogës ka qenë një aksident.
"Në datën 29 në mëngjes Trifoni (pronari) ka bërë video konferencë me punonjësit. Ai ka thënë po flas me drejtorin e përgjithshëm, ka folur dhe i ka thënë na kanë ndaluar kamionin me banane. Nuk e ka ditur ky, që ka mbetur malli brenda.
Tonin Vocaj ka folur me kompaninë dhe i sqarojnë cfarë ka ndodhur. Tonini thotë në mëngjes do të vijmë aty. Policia ka vajtur me idenë se janë grabitur arka me banane. Kur ka kontrolluar kanë dalë 7 arkat.
Kompania po ta dinte, që ishin edhe 119 kg, do e zbraste mallin. Kishte kohë. Kompania padashje ka rënë grackë e kësaj. Edhe mund ta kishin hedhur", tha ndër të tjera Hoxha.
Artan Hoxha deklaroi se kompania e ka ciklin të mbyllur sepse i merr bananet direkt në fermë në Ekuador.
"Kjo kompani ka edhe kutitë e kartonit. Edhe brandin e ka blerë atje. Ka qenë kompani në Ekuador. Është e vetmja që i ngarkon në fermë bananet e veta. E ka ciklin e mbyllur. I merr atje dhe ka magazinë doganore në Shqipëri", tha Hoxha.
Deklaratat e Hoxhës:
Kur është futur në magazinë, kompania ka njoftuar me mendjen top që s'ka patur më. Ta dinin që ishte edhe 119 kile, harroje. Është kapur padashje. Në Itali nuk është marrë asnjë arkë. Ngarkesa është për Shqipërinë, destinacioni ka qenë Shqipëria dhe është marrë në Shqipëri. Këto 7 arka nga 113, që kanë qenë me këtë produkt.
Një kontenier i tillë, kur është me paletë, ka 1080 arka. Kur është pa paletë, ka fiks 1200 arka me banane, të cilat shkojnë në 25 ton ngarkesë. Kjo kompani ka edhe kutitë e kartonit. Edhe brandin e ka blerë atje. Ka qenë kompani në Ekuador. Është e vetmja që i ngarkon në fermë bananet e veta. E ka ciklin e mbyllur. I merr atje dhe ka magazinë doganore në Shqipëri.
Paskan edhe një kompani në ishujt Canarie, me emrin West Food. Për cfarë i duhet një kompani offshore?
Në Itali nuk është marrë, sepse italianët nuk të lënë, e kthejnë dynjanë përmbysë. Lufton me mafian, nuk ta lënë edhe nga ana profesionale, do të vendosnin çip brenda.
Cfarë ndodh? Kontejneri vjen në Shqipëri. Përse të arrijmë në rezultatin se është 1920 kg? Sepse në arka secila ka kokainë. Në 7 arka, nuk kanë arritur ti marrin dhe mungojnë 106 arka. 17 kg në cdo arkë.
Kur ngarkesa ka ardhur ne Durrës dhe hileja është kush e kontrollon portin e Durrësit? Kush e ka marrë nën kontroll portin e Durrësit.
Kur u dha lajmi, nuk përmendej Zico Company dhe Banaking. Thuheshin emra kompanishë të tjera.
Ku është elementi që çalon? Ngarkesa është marrë në portin e Durrësit, dhe kur e kanë kuptuar që mungojnë 7 janë kthyer ti marrin. Kompania nuk e ka ditur që janë edhe 119 kg, sepse po ta dinte nuk njoftontë policinë.
Hasani që është shoferi, i kanë dalë në Romanat, ka vajtur ka futur kamionin në kompani, të nesërmen ka thirrur Marsonin, administratorin. Kanë bërë video konferencë me Trifonin që është në Amerikë, pronarin. Në video konferencë I kanë thënë kjo i ka ndodhur Hasanit.
Është raportuar si grabitje e thjeshtë.
Në datën 29 ne mëngjes Trifoni ka bërë video konferencë më punonjësit. Ai ka thënë po flas me drejtorin e përgjithshëm, ka folur dhe i ka thënë na kanë ndaluar kamionin me banane. Nuk e ka ditur ky, që ka mbetur malli brenda.
Tonin Vocaj ka folur me kompanin dhe i sqarojnë cfarë ka ndodhur. Tonini thotë në mëngjes do të vijmë aty. Policia ka vajtur me idenë se janë grabitur arka me banane. Kur ka kontrolluar kanë dalë 7 arkat. Si gjenden kur janë 1200? Kur i nisin nga Ekuadorin, pritësit i thuhet, te rradha 4 nga fundi horizontal, janë malli. Që të mos kontrollojë arkat.
Kompania po ta dinte, që ishin edhe 119 kg, do e zbraste mallin. Kishte kohë. Kompania padashje ka rënë grackë e kësaj. Edhe mund ta kishin hedhur.
Ku implikohet kompania? Kokaina ka qenë e future në ngarkesë dhe mund ta fusë vetëm ai që e ngarkon.
Ngarkesën e ka bërë punonjësi i kompanisë, një ekuatorian që është kontraktuar, ka ekskluzivitetin, që prodhon kartonin, është brand në Ekuador, ku prodhohet kartoni.
Ai që nis ngarkesat e ka pagesën me cent për cdo arkë që ngarkon. Pra, gjithcka ka rrjedhur është rastësi. U bë përpjekje që kjo t'i mbetet skanerit", tha Hoxha.