AKTUALITET, 6 Janar 2022, 20:55

Kokaina në kamionin e "BanaKing", edhe tre persona në pranga

Kokaina në kamionin e "BanaKing", edhe tre persona në pranga

Prokuroria e Tiranës ka firmosur tre urdhër arreste lidhur me kokainën, që u kap në kamionin e "BanaKing". 

"Pak minuta më parë prokuroria e Tiranës, ka firmosur tre urdhër arreste të tjera, për një agjent doganor që kishte detyrën të kontrollonte skanerin. Një punonjës të AKU, që ka firmosur në diferencë kohe, ka bërë letrat gati para se të vinte kontenieri, pra ka firmosur që ka ardhur malli pa ardhur akoma.

Dhe një zyrtar i portit, që nuk është gjetur akoma", tha Klodiana Lala në emisionin "Të Paekspozuarit"