AKTUALITET, 6 Janar 2022, 21:36

"Do të vras prindërit nëse nuk shkon me mua"/ Dyshohet se përdhunoi 15-vjeçaren, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

"Do të vras prindërit nëse nuk shkon me mua"/ Dyshohet

Një i ri ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka përdhunuar një 15-vjeçare.

Mësohet se nga Policia e Shkodrës është arrestuar 19-vjeçari, Denis Marinaj.

Ndërkohë pasditen e sotme në komisariat është paraqitur e mitura 15 vjeç dhe ka treguar për policinë se 19-vjeçari e kërcënonte se do e vriste atë dhe familjen e saj dhe se me këto presione ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë, në kohë të ndryshme.

"Do të vras prindërit nëse nuk shkon me mua", mësohet se ka deklaruar e mitura në polici, ndërsa ka treguar ngjarjen.