TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për situatën e trafikut krijuar në pikën kufitare të Kapshticës.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se braktisja e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar është një papërgjegjshmëri çnjerëzore.
Sipas tij, kjo situatë tregon që për zyrtarët e “Rilindjes”, pushimi në ditën e dielë është më i rëndësishëm se zgjidhja e hallit të mijëra qytetarëve që presin me orë të tëra.
Postimi i Tedi Blushit:
Braktisja e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Rikthimi i radhëve kilometrike në vitin 2023 është i papranueshëm dhe dëshmi se për zyrtarët e “Rilindjes” pushimi i së dielës vazhdon të jetë më i rëndësishëm se zgjidhja e hallit të mijëra qytetarëve që presin me orë të tëra në mes të të ftohtit për të shkuar në shtëpitë e tyre!
Shqiptarët meritojnë të trajtohen me dinjitet, jo si njerëz pa shtet dhe pa atdhe!
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe çdo institucion përgjegjës të çohen në këmbë dhe të marrin çdo masë efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve!