AKTUALITET, 8 Janar 2023, 19:32

Për më shumë se pesë orë të bllokuar në Kapshticë, revoltohen qytetarët: Kështu ndodh çdo vit!

Për më shumë se pesë orë të bllokuar në

Ditën e sotme ka pasur radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, teksa një numër i madh shqiptarësh kanë lënë vendin pas festave të fundvitit për të shkuar në Greqi ku jetojnë e punojnë.

Problemet kanë nisur prej orës 12:00 dhe automjetet kanë mbetur të bllokuara për rreth pesë orë.

Radha ka shkuar në 3 km në kufi, në temperatura të ulëta, ndërkohë që burime për BW bëjnë me dije se në këtë pikë pala shqiptare po punon me sportele maksimale.

“Turp në 2023 të ndodhë kjo gjendje. Për çfarë arsye mund të ndodhë kjo. Ne nesër jemi në punë. Ditët kur vijmë në Shqipëri i kemi të numëruara. Vijmë të çmallemi me njerëzit tanë. Kështu ndodh çdo vit”, ka thënë për News 24 një nga qytetarët që ishte duke pritur në radhë.