TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 19-vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në Portin e Durrësit pasi tentoi të kalonte drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.
Në pranga është vendosur shtetasi E.H. banues në Kosovë. Gjatë kontrollit, dokumentet që kishte i riu rezultonin se ishin të falsifikuara.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Port Durrës/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Arrestohet në flagrancë një shtetas kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë, me dokumente false.
Procedohet penalisht një shtetas tjetër, i shpallur në kërkim për përndjekje.
Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme me pajisje dedektuese bashkëkohore ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë në port.
-Si rezultat, në dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.