TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me grabitjen e ndodhur në banesën e zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi nga nënë e bir Rozeta dhe Havier Dobi.
Berisha shprehet se tani del problem origjina e parave të vjedhura nga pastruesja dhe djali i saj, ndërsa shton se paratë e grabitura mbaheshin nga zyrtarja në fjalë të fshehura në dy dyshekë.
Statusi i Sali Berishës
Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë!
Nënë e bir kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro.
Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.
Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë.