TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Havier Dobi, i riu i cili kishte grabitur banesën e zyrtares së lartë në kryeministri Alda Klosi, bashkë me nënën e tij Rozeta Dobi reklamonte një jetë të shtrenjtë në rrjetet sociale.
Sipas BW, të dy bashkë ata kanë vjedhur një shumë parash prej 700 mijë eurosh në banesat ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.
Ata shfrytëzonin momentin kur pronarët e shtëpive nuk ndodheshin në Shqipëri dhe hynin përmes kopjes së çelësit. 23-vjeçari e priste nënën e tij në makinë për t’u larguar menjëherë.
Djali i pastrueses postonte shpesh foto me makina të shtrenjta ndërkohë që në rrethin e tij shoqëror justifikohej duke thënë se i merrte ato me qira.
Dy nga 3 makinat e tyre, rezultojnë se janë të blera nga paratë e vjedhura në këto banesa, në një hark kohorë prej rreth 4 vitesh.
Grabitja e fundit në banesën e Alda Klosit, është bërë në datën 15 Dhjetor, periudhë kur kjo e fundit ndodhej jashtë vendit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pasi kanë marrë paratë dhe sende me vlerë, nënë e bir kanë kthyer përmbys orenditë për të inskenuar një grabitje nga persona të tretë.