AKTUALITET, 8 Janar 2023, 13:56

Shqiptarët bllokohen në radhë kilometrike në Kapshticë, shkak bëhet defekti teknik nga pala greke

Shqiptarët bllokohen në radhë kilometrike në Kapshticë,

Radhë të gjata kilometrike janë krijuar sot në doganën e Kapshticës.Bëhet me dije se shkak është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala greke. Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.

Nga autoritetet bëhet me dije se problematika nga shteti fqinj është ajo që ka çuar në radhë të gjata.

Ndërkohë po nga autoritet bëhet e ditur se po punohet më kapacitet të plotë. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.