AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 18:01

Qytetarët në alarm në Lushnje/ Uji i pijshëm del i ndotur në çezmat e banesave

Qytetarët në alarm në Lushnje/ Uji i pijshëm del i ndotur

Banorët e Lushnjes kanë raportuar probleme me cilësinë e ujit të pijshëm, i cili po del në ngjyrë të errët nga çezmat e tyre.

Sipas raportimeve, ky fenomen është vërejtur kryesisht në pallatet e reja të Bulevardit të Palmave, në lagjen Çlirimi.

Qytetarët tregojnë se uji që vjen në çezmat e banesave është i errët dhe nuk mund të përdoret për konsum, duke sjellë shqetësim për shëndetin publik dhe nevojën urgjente për ndërhyrje nga autoritetet përkatëse.