AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 17:41

Aksident në aksin Fier- Seman, makina përplaset me një karrocë kuajsh!

Aksident në aksin Fier- Seman, makina përplaset me një

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet tip “Benz” është  përplasur me një karrocë  e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.