AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 22:48

Tela: Arrestimi i Berishës dhe Metës, dëm i madh për opozitën përpara zgjedhjeve

Tela: Arrestimi i Berishës dhe Metës, dëm i madh për

Gazetari Andi Tela në emisionin “Të Paekspozarit”, në MCN Tv, duke komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta u shpreh se dyshimet të bëjnë të mendosh se ky veprim erdhi pikërisht sot për të shuar debatin mbi dosjen e deputetit Çyrbja.

Ai tha se nga pikëpamja politike me arrestimin e Berishës dhe Metës opozita është më e dëmtuar para zgjedhjeve, teksa theksoi se duhet pritur nëse SPAK do kthehet nga ministrat e shumicës qeverisëse.

“Pas Mediut dhe Berishës kemi nga sot edhe Ilir Metën të arrestuar, pra janë tre kryetarë opozite të arrestuar apo në proces penal. Nga ana tjetër kemi disa ministra të qeverisë të arrestuar, por pasi kishin lënë postet. Në një pikëpamje duket se ka dëm më të madh për opozitën përpara zgjedhjeve.

Në gjithë ditën e sotme kam dëgjuar opinionin që është arrestuar dhe Çyrbja dhe si reagim i tij ka ndodhur arrestimi i Metës, pra ajo skema se do të shuhet debati i paneleve për dosjen e Çyrbjas për t’u marrë me dosjen e Metës. Po sikur SPAK-u, i cili është krijuar, mandatuar nga amerikanët të ketë marrë ok nga ata për të bërë sot arrestimin e Metës, Berisha është i arrestuar, pra nga opozita s’ka më.

A do ketë tani SPAK mundësi të merret me arrestimin e ministrave përpara zgjedhjeve? Nëse amerikanët duan që SPAK të konsiderohet si një institucion i pavarur në drejtësi duhet të shohin dhe këtë anën tjetër’- tha Tela.