TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët e ftuar në emisionin “Të Pësekspozuarit” në MCN TV bënë "parashikimin" tyre për fituesin e zgjedhjeve të 9 nëntorit në bashkinë e Tiranës, mes kandidatëve, Arlind Qori, Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliu.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Kush ka më shumë shanse Qori, Binaj, apo Manastirliu?
Abilekaj; Këta i kanë mbyllur zgjedhjet. Një njeri si Rama që i urren zgjedhjet nuk hyn në zgjedhje pa e paracaktuar rezultatin. Problemi është çfarë do të ndodhë me Flor Binajn. A mund të bëhet ai figura ku mund të bashkohen të gjithë faktorët kundërshtarë të Ramës apo jo, përjashto Qorin. Duhet të bashkohen të gjithë, edhe faktorët e shoqërisë, ata partiakë. A mund të krijojë ky një frymë kundër të gjitha fenomeneve që ne duam t’i heqim nga qeverisja? Ai ka qenë aktivist, ka bërë disa protesta civile, jo politike në Shqipëri nuk është se doli sot dhe ka disa vite aktivizim. Sot ai ka shpallur kandidaturën me shpresën se do ta mbështesin të gjithë. Nëse krijon frymë, interesave për të mundur korrupsionin. Nuk besoj te rezultati i drejtë i zgjedhjeve.
Tela: Në këtë moment të gjithë që e mbështesin, PD në bazë sa do ta ndjejnë ata angazhimin me atë që i ka lidhur ekrani i Portokallisë...
Murrizi: Një pjesë e deputetë i bëjnë nder të mos marrin pjesë në fushatë. Anëtarësia duhet.
Tela: Kjo kohë e shkurtër, ka nxjerëz që nuk e dinë se ka zgjedhje.
Murrizi: Politika është në fushatë gjithë kohën.
Tela: Është një kandidat që nuk është pjesë e PD-së.
Nazarko: Binaj ka probabilitetin më të lartë për të fituar. Binaj është figura më popullore. Ai e kapërcen garën e popullaritetit. Luftën më të fortë kundër qeverisë ia ka bërë humori jo Berisha të dera e SPAK. Kjo që ndodh nuk është fenomen vetëm shqiptar. Zelensky mundi një autokrat. Precedenti i Beppe Grilos. Binaj mund ta humbë testin e seriozitetit. Në këtë periudhë kur është një person që vetëm rritet, pra Rama, ai do të marrë rezultatin më të mirë se të tjerët.