TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt kriminal i dënueshëm, por shtoi se drejtësia në Shqipëri ka nevojë për drejtësi.
“Ngushëllime familjes së të ndjerit gjyqtar. Ndoshta jemi i vetmi vend i eksperimentuar keq në drejtësinë postkomuniste që duhet ta shohim plagën si është. Drejtësia ka nevojë për drejtësi. Është akt kriminal i dënueshëm, vetëgjyqësi. Lajm që ka tronditur. Duket vrasje e një lloji tjetër, që do ta marrë SPAK-u. Është një vrasje mllefi, anutore nuk është pjesë e strukrturave kriminale, të klaneve të trafiqeve dhe të drogës”- tha Murrizi.