TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Abilekaj tha se reforma në drejtësi nuk e ka rritur besimin te drejtësia dhe nuk ka patur asnjë pasojë pozitive, duke qenë se mosbesimi ka arritur tashmë deri në nivelin e vrasjes. Abilekaj tha se figura e gjyqtarit është nëpërkëmbur dhe sulmuar edhe nga politika, mazhoranca dhe opozita bashkë, duke i lënë gjyqtarët të pambrojtur.
"Ky brezi i ri është i lindur me idenë e pronës private, jo si brezi i vjetër, që i lënë edhe pa marrë. Nuk e dimë si është çështja tamam. Ajo që është e qartë, mungesa e besimit të gjyqtari, pala asnjëanëse, mungesë besimi e nxitur nga politika, media. Shfrytëzim në media të çdo pale të pakënaqur dhe korrupsioni në gjykata.
Ky nivel mosbesimi u mendua se do të fashitej pas reformës në drejtësi, por me sa duket nuk kaloi dot, imazhi i drejtësisë mbeti ky që është. Edhe për shkak të vettingut, numri i gjyqtarëve u zvogëlua deri aty sa te kemi vetëm një Gjykatë Apeli. Reforma në drejtësi duhet të rishikohet sepse nuk ka patur asnjë pasojë pozitive, nëse mosbesimi arrin deri në shkallën e vrasjes.
Rritja e besimit te gjyqtarët, pala e tretë, që duhet të japë vendimin dhe të krijojë besim, duhet të deklarohet nga të gjithë palët, edhe nga politikanët. Edhe nga kryeministri, që thotë “gjyqtari birbo”, apo opozita që përdor ato emra për gjyqtarët. Kur fyejnë dhe kërcënojnë gyqtarët, autoriteti i gjyqtarit është i nëpërkëmbur. Sigurisht pastaj gjyqtari mbetet njeri pa autoritet dhe mbetet edhe pa mbrojtje. Siguria në gjykata është zero. Atëherë është shënjestër e çdo njeriu të pakënaqur nga çdo vendimi ndaj tij", deklaroi Abilekaj.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi shtrëngim të masave kundër armëmbajtjes pa leje, Abilekaj deklaroi se qeveria Rama në 12 vite nuk i ka dhënë zgjidhje problemit thelbësor, që solli ngjarjen, çështjes së pronave.
"Armëmbajtja pa leje dënohet por kryeministrit shkon te pasoja dhe jo shkaku. Në 12 vite në qeverisje që ka Rama, çështja e pronave nuk është zgjidhur. Edhe këto 12 vjet shkaktojnë pasoja. Është e pafalshme për një qeveri të mos ketë zgjidhur një çështje që është bazë për njerëzit dhe paqen sociale në Shqipëri. Gjithçka fillon nga prona.
Çfarë kemi rritur në këto 35 vjet? Një njeri 1 vjeç apo 2 vjeç është rritur me një propagandë, apo lajme dhe deklarata, që ky shtet është i korruptuar, punon kundër qytetarëve dhe duhet gjetur mënyra që ose ta korruptosh shtetin ose ta luftosh, drejtësia nuk është zgjidhja e duhur. Nëse zgjedh krimin, mund të jesh më i suksesshëm. Këta 35 vjeçarët e sotëm, kanë parë modele, shohin çdo ditë, se si sfiduesit e shtetit, janë ata që përfitojnë më shumë se respektuesit e shtetit. Kur i beson shtetit, tradhton veten se nuk zgjidh dot asgjë. Rritet me armiqësi ndaj shtetit dhe një nga shtyllat e shtetit është pushteti gjyqësor. Një nga shkaqet që në Shqipëri ka mijëra procese të pazgjidhura janë gjyqtarët. Këtë njeri kemi rritur në këtë shoqëri, që është gati të ngrejë edhe dorën ndaj policëve, apo gjykatësit. Është hera e parë që goditet gjykatësi, por kemi patur goditje dhe vrasje të policëve", tha ndër të tjera Abilekaj.