TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Florian Binaj si kandidat për kryebashkiak të Tiranës, ka gjasa të marrë vota përtej Partisë Demokratike, madje shtoi se edhe ai vetë mund ta votojë.
"Mendoj se duhet të dalim nga sindroma që Berisha e ka gjithmonë gabim. Ai mund të ketë qëllime diabolike, por mesazhi që i shkon publikut në një qytet si Tirana, që është avant-garde, është mesazh që ne po e pranojmë, njerëzit kundër Ramës, janë më shumë se sa vetë Partia Demokratike dhe këtë njeri që po propozojmë mund ta votojmë më shumë njerëz se ata që votojnë PD.
Ka plotë precedentë, Zelensky, apo ai i Guatemalës. Mendoj se ai si kandidat ka potencialin, të marrë më shumë se çdo figurë e Partisë Demokratike. Kam bërë shkrime që e kam lavdëruar atë dhe ka probabilitet të lartë ta votoj. Pse mendoj se ka rëndësi për shoqërinë tonë? Dilet nga qerthulli i kandidatëve politikë, partiakë. Thoshte njëri pse të mos propozojmë Albana Vokshin që ka 7 funksione në PD?", deklaroi ndër të tjera Nazarko.