AKTUALITET, 8 Janar 2026, 23:34

“O zotëri, ti nuk do zgjedhje fare?”, Qori debaton me Telën për idenë e Lapajt për qeveri tranzitore

“O zotëri, ti nuk do zgjedhje fare?”, Qori debaton me

Arlind Qori, drejtues i partisë “Lëvizja bashkë”, debatoi me analistin Andi Tela në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV rreth idesë të Adriatik Lapajt për një qeveri tranzitore 1-vjeçare që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe demokratike. Qori e kundështoi këtë ide duke u shprehur kundër, për të mos përsëritur të shkuarën, sepse, sipas tij, një qeveri e tillë do të ishte një pak mes Berishës dhe Ramës.

Biseda    

Qori: Qeveri teknike për ata që e votojnë është absurditeti më i madh në politikë. Ti mund të jesh intelektuali më i madh dhe do t’i japësh llogari elektoratit që e ka votuar. Në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Rama ka 83 deputetë, Sali Berisha ka nja 50 deputetë dhe kushdo që të vihet do të zbatojë ose urdhërat e njërit ose të këtyre të dyve.

Tela: Lapaj po thotë, hajde të mblidhemi shumë njerëz dhe të kërkojmë një qeveri tranzitore në emër të popullit, jo të mblidhemi 4-5 vetë.

Qori: Po kush do ta votojë atë qeveri?

Tela: Nuk ka rëndësi. Do të ketë protestë popullore që do ta detyrojë atë që qeveris të tërhiqet dhe të lërë mundësinë e një qeverie tranzitore. Kjo është fabula që është ndërtuar. Pyetja është se si shkohet te kjo pikë?

Qori: E zëmë se ndodhi kjo. Kjo është ëndrra.

Tela: Ai (Lapaj), po sheh ëndrra atje.

Qori: Ja e zëmë se presioni ndaj Ramës është aq i madh dhe ai thotë: Po bëj një hap prapa. Tani, më fal, çfarë i kushton Edi Ramës të thotë: Unë jap dorëheqjen dhe kemi zgjedhje pas 40 ditëve. Se i bie të bojkotojmë zgjedhjet prapë.

Tela: Lapaj nuk po thotë për zgjedhje të parakohshme.

Qori: E themi ne, se është e vetmja mënyrë që ne të shpëtojmë.

Tela: Kjo nuk është racionale, sepse për 40 ditë, ai nuk merr 83 mandate, por 93.

Qori: Po pse e mendon këtë?

Tela: Sepse kështu ka ndodhur këto 30 vite.

Qori: Pse nuk ke besim se popullit i ka ardhur në majë të hundës?

Tela: Edhe në 11 maj në majë të hundës u kishte ardhur.

Qori: Sot duket Edi Rama më i dobët sepse po i vijnë prangat drejt duarve të tij. Një qeveri teknike, ka për të qenë një qeveri e paktit Berisha-Rama dhe gjithkujt që do t’u bashkohet atyre.

Tela: O zotëri, ti nuk do zgjedhje fare? Nuk do që Rama të mos ketë hyqmin e zgjedhjeve?

Qori: Unë mund të dua shumë gjëra, por gjërat nuk bëhen me magji. Gjërat bëhen vetëm kur kushtet. Qeveri teknike do të thotë që Berisha dhe Rama të bëhen bashkë dhe bashkë të shkatërrojnë reformën në drejtësi, SPAK dhe GJKKO dhe më tej Kodin Zgjedhor. Kanë qenë 3 herë qeveri teknike, dramë dhe komedi dhe ne nuk duam as dramë as komedi. Prandaj kërkojnë zgjedhje të parakohshme, sepse kemi besim te populli shqiptar.