TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përmbytjet, duke ironizuar kryebashkiakun Veliaj. Ajo shpjegoi edhe kallëzimet që ka bërë në SPAK, të cilat në total kanë arritur në 90.
"Mu kujtua gjithë këto ditë, sa ishte Erion Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë fizikisht, na përmbytej Tirana çdo 2-3 muaj. Iku në Durrës, tani u përmbyt Durrësi bashkë më burgun…
Siç e përmendi edhe zonja Lala, vlerësoj nisjen e hetimeve kryesisht nga Prokuroria e Durrësit.
Me 1 prill 2025, për pak mbushen 10 muaj, kam bërë kallëzim penal në SPAK. Brenda vitit 2025, u bënë 90 kallëzime.
Sot te protesta në Durrës, që duhet të ishte më e madhe dhe agresive, për mënyrën si grabiten dhe po i shkatërrohet investimi i jetës dhe kur del një ministër apo kryeministër, që tallen me këtë fatkeqësi. Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Në një 1 prill 2025, duhet theksuar fakti që në protestën në Durrës, disa qytetarë janë informuar, përmendin një emër, Spartak Kovaçi, ka qenë drejtor i ujësjellës në Durrës, ndërkohë babai i tij, nëpërmjet shoqërisë së tij, e kam quajtur skemë 5B të Ballukut, kanë përfituar vlerë të madhe të hidrovorit, ka patur spostim të hidrovorit ga Porti në Porto Romano dhe vlera që kam konstarur me fakte dhe prova është 46 mln euro.
Ka edhe problematika të tjera, të ujësjellës kanalizimeve. Nga 1 prilli deri sot, përvecse është regjistruar si kallëzim penal pa emër, nuk është bërë asnjë hetim. Prokuroria e Durrësit, hap hetim për gjëra që duhet ti kishte hetuar SPAK.
Për të shkuar pastaj te pasoja ekstreme. Me mijëra banesa janë të dëmtuara. Disa në gjendje të parikuperueshme. Për këtë duhet të ketë gjendje të jashtëzakonshme", tha ndër të tjera Kalaja.