AKTUALITET, 8 Janar 2026, 23:17

"Nuk vini dot në pushtet!"/ Nazarko ia thotë troç Qorit: Propozimi juaj, jo realist! Edhe Vetëvendosja bëri koalicion

"Nuk vini dot në pushtet!"/ Nazarko ia thotë troç

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për partitë e reja dhe mungesën e bashkëpunimit mes tyre. 

Analisti Mentor Nazarko, debatoi me kryetarin e "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, për faktin që ai nuk pranon bashkim me asnjë forcë tjetër politike dhe me kuotat që ka aktualisht, nuk vjen dot në pushtet. 

Biseda: 

Mentor Nazarko: E kam të vështirë ta kuptoj vendosmërinë tuaj për të mos u bashkuar me parti tjetër, pasi ju me çdo llogari, nuk fitoni. Ju duhet të bëni koalicion me dikë nëse doni të vini në pushtet.

Arlind Qori: Nuk duam pushtet si qëllim në vetëvete.

Mentor Nazarko: Po çfarë doni? 

Arlind Qori: Të mobilizojmë qytetarët, t'i kundërvihemi qeverisë dhe sistemit oligarkik. Duam të jemi partia që do të qeverisë Shqipërinë nëpërmjet ideve përparimtare. Nuk më bëhet vonë fare për deputetllëkun, vetë e kam marrë vendimin që nuk do të jem i pari në listë. Kemi sot Redi Muçin që na përfaqëson më së miri. 

Mentor Nazarko: Edhe Vetëvendosja bëri koalicion.

Arlind Qori: Kam raport shumë intim me të vërtetën politikisht. Nuk jam as për propagandë dhe as për kompromise.

Mentor Nazarko: Ju propozoni diçka jo realiste. Thashë edhe Vetëvendosja me qasje anti sistemike dhe radikale, madje anti neo-kolonialiste, u desh të bënte koalicione, iu desh 20 vjet për të ardhur në pushtet.

Arlind Qori: Kosova ka 20 deputetë që nuk vijnë nga vota dhe janë minoritete.