TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, debatoi me Arilda Lleshin, anëtare e partisë “Shqipëria Bëhet”. Në krah të Lapajt, Lleshi, i tha Qorit se u fryn teorive konspirative kur flet për kandidimin e hallave dhe dajave. Ndërsa Qori u përgjigj se do t’i vinte turp nëse tezja e tij do të ishte deputete, duke iu referuar tezes që Lapajt dhe deklaroi se “Shqipëria Bëhet” është në koalicion me PD-në, sepse mbështesin kandidatin për bashkinë, Florian Binaj.
Pjesë nga biseda
Arilda Lleshi: Zoti Qori, ju jeni akademik, por po i fryni disa teorive konspirative. Ju e dini se si qëndron e vërteta me listat tona të mbyllura. Unë e kuptoj një komentues në Facebook për listat tona të mbyllura me dajat dhe hallat, por ti je akademik, se çfarë donim të bënim ne me listat e mbyllura e kuptoni.
Arlind Qori: E kuptoj që ju donit të hiqnit vetullat dhe nxorrët sytë, sepse në rastin më të mirë jeni të paaftë për të kuptuar pasojat e vendimeve tuaja.
Arilda Lleshi: Edhe për këtë ti je i qartë dhe nuk e di pse u fryn teorive konspirative kur ti e kupton të vërtetën. Na fole për tezet dhe dajat.
Arlind Qori: Ç’të them unë! Të ishte tezja ime deputete do të më vinte turp dhe do t’i thoja: o teze ik, ik se na korite! Po ç’tju them, ju keni botëkuptimin tuaj dhe suksese paçi.
Arilda Lleshi: Ne e bëmë se kishim një sistem zgjedhor ku mandatet ndaheshin fillimisht te listat e mbyllura dhe pastaj vinin te listat e hapura. Ne donim t’i bënim me lista të hapura dhe listat e mbyllura të votoheshin për të parë se sa janë votuar këta persona.
Arlind Qori: Nga ana tjetër duke mos qenë parti dhe duke mos patur një mekanizëm për të renditur kandidatët keni shkuar te tezet dhe hallat.
Arlida Lleshi: Mund të jetë teknike për dikë që na shikon nga larg te komentuesit, por jo një që e kupton si funksionon. Ju e kuptoni dhe kur u fryni komenteve të tilla, do të thotë që ju e bëni qëllimisht. Gjatë gjithë kohës insinuoni që jemi në bashkëpunim me PD-në. Çfarë keni parë ju te ne?
Arlind Qori: A jeni në koalicion për të mbështetur Florian Binajn? Pra ju jeni në koalicion me Sali Berishën. Florian Binaj është ende kandidat dhe nuk është tërhequr, asnjë nga ju nuk është tërhequr, madje jeni në koalicion edhe me Endrit Shabanin, se edhe ai e mbështeti atë dhe i qëndron. Pse turpëroheni nga kjo gjë?
Arilda Lleshi: Si qenkemi në koalicion me Endri Shabanin?
Arlind Qori: Partia e Shabanit, ashtu si edhe ju, mbështeti Florian Binajn, kaq e thjeshtë është. Ç’doni me ne? Vazhdoni rrugën tuaj.
Arlida Lleshi: Zoti Qori, a doni me të vërtetë që t’ia hiqni pushtetin kësaj partie, apo doni të rriteni 1 për qind në çdo zgjedhje?
Arlind Qori: Duam vërtetë dhe besoj se qytetarët do të mbështesin parti që janë kundër modelit të zullumeve politike të pandershmërisë dhe qesharakërisë.