TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata në Shqipëri është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura.
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi situatën, duke theksuar se përmbytjet shpesh ndodhin për shkak të mungesës së masave parandaluese.
Ai u ndal te rasti i përmbytjes së Velierës së Durrësit, një investim prej 10 milionë eurosh, për të cilin, sipas tij, nuk është marrë asnjë masë për drenazhimin dhe mbrojtjen nga ujërat.
“Si shtet nuk dimë çfarë është parandalimi nuk mbushim fare. Shembulli më i qartë është Veliera e Durrësit, 10 milionë euro, dhe çdo gjë që bënim, qyteti përsëri përmbytej.
Vepra nga 5 u bë 10 milionë euro për katrolinën që do të bënin turistët, sipas kryeministrit, është përmbytur, dhe nuk i bëhet drenazhimi dhe është bërë pushinë. Pse kujtohemi vetëm kur jemi të varur.
Duhet nevoja urgjente për të planifikuar dhe zbatuar masa parandaluese, për të shmangur dëmet e përsëritura nga përmbytjet në qytetet shqiptare.
Ai personi që ka vdekur ka qenë në punë gjatë natës dhe mendohet se duke ardhur në shtëpi në zonën e kënetës ku ka patur shumë reshje dhe mendohet se është rrëzuar dhe nuk dihet nëse ka qenë vetëm.
Kurse Durrësi është përmbytur qyteti në datën 6-7. Serviset janë plot me makina dhe është dëm i madh për popullin. Më pëlqeu akuza e prokurores Beluli se ka përfshirë dëme materiale dhe psikologjike.
Problematikë është zona e Katundit të ri ku ka dalë lumi Erzen”- tha Dervishi.