AKTUALITET, 8 Janar 2026, 21:26

"Hidrovori nuk ka punuar, ju a keni përgjegjësi?!"/ Lala debaton me Vengun: Mos bëni politikë...

"Hidrovori nuk ka punuar, ju a keni përgjegjësi?!"/ Lala

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje për të dhënat e fundit nga terreni lidhur me përmbytjet dhe zonat problematike. 

Gazetarja Lala e pyeti Vengun për hidrovorin e Porto Romanos, ndërkohë që ministri tha se nuk është koha për të bërë politikë, por për t'u angazhuar pranë qytetarëve në ndihmë të tyre. 

Biseda: 

Klodiana Lala: Nuk e nisët fjalën tuaj me një mesazh ngushëllimi për të ndjerin. 

Pirro Vengu: E kam bërë në mënyrë të përsëritur sot, do të kërkoja mirëkuptimin tuaj.

Klodiana Lala: Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për tre vepra penale. Ndër të tjera, thuhet se dyshimet janë që hidrovori i Porto Romanos nuk ka funksionuar si duhet dhe ka patur problematika për pastrimin e kanaleve dhe plehrave. Ndiheni ju dhe qeverisja, përgjegjëse për këtë situatë? Po të kishte punuar hidrovori sic duhet, të ishin larguar mbeturinat, të largoheshin në inceneratorin që nuk ekziston, a do të ishte situate ndryshe?

Pirro Vengu: E nderuara zonjë, debati politik në këto momente nuk ndihmon, sidomos në përballimin e situatës së përmbytjes. Strukturat janë në terren. Çdo aktor që kërkon të kontribuojë….

Klodiana Lala: Ju e keni detyrim të angazhoheni.

Pirro Vengu: Politika pret, sot jemi me njerëzit dhe pranë tyre. Kërkoj mirëkuptimin tuaj të rikthehem në terren.

Klodiana Lala: Kjo është shmangie zoti ministër.

Pirro Vengu: Nuk u jam shmangur përgjegjësive të mia.

Klodiana Lala: Ka hetim që flet me fakte që hidrovori nuk ka funksionuar dhe ka shkaktuar pasoja.

Pirro Vengu: Sakrificën e forcave të armatosura duhet ta mbështesni. (largohet)

Ferdinand Dervishi: Ai foli me kompetencë tha nuk ka ndodhur gjë në Shkodër. Ne pyetëm Shkodrën, thanë ka rënë borë dhe jo shi. E dyta, nuk është hapur porta e hidrocentralit në nivel që mund të shkaktojë përmbytje. Kjo nuk do të thotë se shteti i ka bërë punët.