TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka refuzuar të marrë pjesë në konsultimet për qeverinë e re serbe. Në një postim në rrjetet sociale, Kamberi ka njoftuar se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në konsultimet për themelimin e qeverisë së re në Serbi, me ftesë të presidentit Aleksandar Vuçiç. Ai është shprehur se nuk e sheh të arsyeshme të bëhet pjesë e një “procesi jorealist të demokracisë”, siç e quan vetë Kamberi dhe shton se “shqiptarët mbeten pakica me e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit”.
Deputeti shqiptar në serbi, Shaip Kamberi në deklaratën e tij ka theksuar gjithashtu mungesën e vullnetit politik në Beograd për përmirësimin e pozitave të shqiptarëve në vend.
“Deri më sot, përtej përpjekjeve tona politike e institucionale, asnjë qeveri e drejtuar nga Ju (Aleksandar Vuçiç) dhe subjekti politik të cilin e keni drejtuar kohë të gjatë, nuk ka parë të arsyeshme që të bashkëpunojë me përfaqësuesit shqiptarë për realizimin e kërkesave tona legjitime. Ju njoftoj se nuk do të marrim pjesë në konsultimet e parapara për krijimin e qeverisë së re.”, shkruan ai. Kamberi ka thënë se është i përkushtuar për vazhdimin e betejës politike dhe është i hapur të bashkëpunojë me qëllim që të realizohen plotësisht kërkesat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqje nga posti në fund të janarit, mes valës së protestave për tragjedinë në Novi Sad. Pasi 16 persona vdiqën nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në këtë qytet më 1 nëntor 2024. Mbi 5 muaj, një sërë protestash dhe bllokadash janë organizuara nga studentët e qytetarët e vendit, për mbi 5 muaj.