AKTUALITET, 1 Prill 2025, 17:21

Forbes rendit miliarderët e botës, zbulon pasurinë e oligarkut shqiptar, Samir Mane

Forbes rendit miliarderët e botës, zbulon pasurinë e oligarkut

Në një shkrim të Forbes, renditen shtetet me më shumë miliarderë në botë. Vendin e parë e zë SHBA, me plot 902 miliarderë që sëbashku zotërojnë 6.8 trilionë dollarë. Më i pasuri prej tyre, Elon Musk, ka një pasuri prej 342 miliardë dollarësh. Ndërkohë SHBA ndiqet nga vende si Kina, India dhe Gjermania, për numrin e miliarderëve. 

Në shkrimin e revistës përmendet edhe emri i oligarkut shqiptar, Samir Mane, si një "newcomer", pra rishtar në botën e miliarderëve. Mane zotëron një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh, një shumë që mund të duket e papërfillshme në botën e miliarderëve të renditur nga revista, por me përmasa marramendëse për Shqipërinë dhe Ballkanin. 

Mane e ka krijuar pasurinë duke u angazhuar fillimisht në shitblerjen e pajisjeve elektronike dhe më pas me një numër të madh biznesesh dhe investimesh në pasuri të paluajtshme, turizëm, etj. 

Samir Mane gjithashtu njihet si një figurë afër politikanëve të lartë të Shqipërisë, duke filluar me kryeministrin Edi Rama, por edhe me kreun e opozitës, Sali Berisha, me të cilin ka raporte familjare, duke qenë i pranishëm edhe në dasmën e djalit të liderit të opozitës.