TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë kundër projektligjit për kanabisin mjekësor.
Në një dalje për mediat, Meta tha se ky hap u mor pa konsultën e BE-së. Mes të tjerash ai akuzoi qeverinë dhe policisë se janë të kapura kokë e këmbë.
“Me projektligjin për kanabisin qeveria detyrohet t’u paguajë atyre për kontributin madhor. Kjo miratohet në një moment kur situata e trafikut të drogës ka qenë më e rëndë se kurrë ndonjëherë. Situata është e rëndë dhe kur qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Ka një dështim total në luftën kundër saj. Përfaqësues të BE konfirmojmë se qeveria nuk është konsultuar me ta për një ligj të tillë”, tha Meta.