AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 15:44

‘Parashikonte’ të ardhmen, kush është fallxhorja e ‘famshme’ e arrestuar në Fushë-Krujë, rezulton e dënuar edhe në 2013

‘Parashikonte’ të ardhmen, kush është fallxhorja e

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e një 43-vjeçareje në Fushë-Krujë, e cila akuzohet për mashtrim. Policia kishte në duar prej 6 vitesh një vendim të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit, por në gjithë këtë kohë nuk arriti të gjejë dhe të vë në pranga gruan, e cila mashtronte qytetarët si parashikuese e të ardhmes. 

Elena Muhaxhiri, gjatë këtyre viteve lëvizte nga njëri qytet në tjetrit, duke e vështirësuar punën e policisë për ta lokalizuar. Por së fundi, e gjetën të strehuar në banesën e një të afërmi, në Fushë-Krujë.

Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite. Pasi mbaroi dënimin në Kosovë me 17 muaj burg Elena Muhaxhiri nisi sërish të luajë të njëjtën skemë.

Në fillim të vitit 2016, në shoqërinë e bashkëshortit dhe kunatën e këtij të fundit i morën 500 euro, varëse dhe vëthë floriri një gruaje në qytetin e Kukësit. Pasi e mashtruan për parashikimin e fatit, në gjendje të hipnotizuar gruaja u dha lekët dhe materialet me vlerë, të cilat i morën dhe u larguan me shpejtësi. Për këtë rast, dënim mori vetëm bashkëshorti i mashtrueses. 43-vjeçarja u kërkonte para dhe sende me vlerë qytetarëve që besonin se do u fliste për të ardhmen dhe do tregonte rrugën drejt suksesit.