TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Mësohet se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.
Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Kryetari i shoqatës së viktimave të tragjedisë Feruzan Durda ishte i pranishëm.
Nga ana tjetër avokati i familjarëve deklaroi se prokurat janë bërë të viteve të ndryshme, nga viti 2011. “Nuk ka asnjë lloj problemi sepse janë procese gjyqësore që zgjasin”, tha avokati.
Ndërkohë seanca e radhës u la më 7 korrik.