TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit do të paraqesë betejën e ardhshme në skenën politike, e cila pritet të përfundojë më datën 28 korrik, 2023. Deri tani, janë zyrtarizuar 15 kandidaturat që aspirojnë për këtë pozicion, ku përfshihen juristë me disa vite eksperiencë në sektorin publik, sistemin gjyqësor ose praktikën e avokatisë.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur mungon një dialog i përshtatshëm mes palëve politike, pasi për të zgjedhur Avokatin e Popullit nevojiten 84 vota, të cilat socialistët nuk i kanë në dispozicion. Aktualisht, institucioni i Avokatit të Popullit drejtohet nga Erinda Ballanca, e cila u propozua nga opozita dhe i ka përfunduar mandati. Megjithatë, pyetja që ngrihet është se a do të vazhdojë kjo traditë edhe këtë herë, ku një kandidat i propozuar nga opozita do të zgjidhet në këtë institucion kushtetues?
Sipas informacioneve të disponueshme, Av. Edison Frangu, i cili ka një CV të pasur, është i vetmi kandidat që ka marrë firmat vetëm nga deputetët e opozitës. Ai ka arritur të mbledhë 35 firma deputetësh ku përfshihen të dy fraksionet e Partisë Demokratike por edhe deputete të tjerë të opozitës, duke e bërë atë një figure konsensuale brënda opozitës. Në listën e kandidatëve të cilët kanë arritur të sigurojnë firma të deputetëve opozitarë janë Alket Jaupi me profesion avokat, Besim Ndregjonaj. Ndërsa bien në sy edhe emrat e Vitore Tushës ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Ilir Rusmajli anëtarë i KAS, Lefteri Luzi ish kryetare e KQZ-së.