TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar sot në Kuvend se sektori i prokurimeve publike nuk ka transparencë në aspektin e informacioneve dhe hapave që ndiqen që nga momenti i shpalljes së një tenderi.
Tabaku u shpreh se duhet të krijohet një drejtim që mund ta çlirojë këtë sektor. Sipas saj ka pafund raste ku zyrtarët e shtetit i shpërndajnë prokurimet publike sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre.
“Kam bërë disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit. Kam kërkuar nga institucionet të gjithë informacionet dhe hapat që ndiqen që nga momenti kur shpallet tenderi për një punë publike të caktuar. Sot këto nuk janë publike.
Përqendrimi i prokurimeve publike në një institucion të vetëm besoj që do ta rrisin konkurrencën në këtë sektor. Sot janë një sektor që shpërndan tendera. Mund të konsiderohet drejtori varësie e kryeministrisë.
Këto standard dhe krijimi i një drejtorie që ka qendërzim të prokurimeve publike besoj se mund ta çlirojnë sektori. Ka raste pa fund të prokurimeve publike ku zyrtarë shteti shpërndajnë prokurime sikur i kanë pronat dhe plaçkat e tyre”, deklaroi ajo.