TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi Parlamentar i PD-së zyrtare propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.
Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar të PD-së, që kryesohet nga Gazement Bardhi, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitë.
Kreu i Grupit, Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.
Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë. Propozimi zyrtar i Grupit të PD pritet të votohet sot në seancë plenare.