TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zhvilluar këtë të premte një takim me të dërguarin special të Presidentit Zelensky në Shqipëri, njëkohësisht anëtar i delegacionit të bisedimeve për paqe me Moskën, Rustem Umerov.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Spiropali, e cila ka shpërndarë në rrjetin social facebook, një foto në krah të zyrtarit ukrainas dhe ku shpreh mbështetjen e Shqipërisë për Kievin.
Ajo thekson në reagimin e saj se dënimi i agresionit rus, si dhe mbështetja ushtarake për Kievin janë dëshmi e vlerave perëndimore të vendit tonë.
Postimi i plotë
I veçantë takimi me z. Rustem Umerov, i dërguari special i Presidentit Zelensky, njëkohësisht nënkryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe anëtar i delegacionit të bisedimeve për paqe.
Biseda kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe qëndresën e një populli që po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Europës.
Shqipëria e tregoi që në krye të herës mbështetjen ndaj popullit ukrainas, duke u bërë bashkëpenëmbajtëse e kësaj çështjeje bashkë me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe duke iu bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Federatës Ruse.
Miratimi në Kuvend i #Rezolutës që dënon me forcë agresionin rus në Ukrainë sikurse ndihmesa ushtarake & humanitare, ishin dëshmi konkrete e atyre vlerave perëndimore që vendi ynë i ngriti në lartësinë e misionit, sinkron me vendet aleate.