TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spanja arriti të fitojë Kupën e Botës në futbollin e grave, duke mposhtur Anglinë me rezultatin 1-0.
Gjatë ceremonisë së marrjes së medaljeve, ka ndodhur një incident mjaft i komentuar në mbarë globin.
Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, puthi në buzë pa lejen e saj, futbollisten Jennifer Hermoso, e cila më pas u shpreh se nuk i pëlqeu ky gjest.
Presidenti i Federatës tha fillimisht se nuk do të merret me "idiotët", pra personat që e kritikuarn aktin e tij, por më pas vendosi të kërkojë falje, duke parë reagimet e forta në media dhe rrjetet sociale.
“Ishim në një moment historik, një nga ditët më të mira në historinë e futbollit spanjoll. Kemi punuar shumë brenda Federatës, jemi shumë krenarë. Është një fakt që jam penduar mes meje dhe lojtares. Dua të kërkoj falje për të gjitha ato që kam shkaktuar.
Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, si me lojtaret e tjera. Po kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa qëllime të këqija në një moment euforie. Këtu e përjetuam si diçka të natyrshme, por jashtë, u krijua një rrëmujë. Kishte përparësi ndaj festës dhe meritës që shkon për ekipin”, deklaroi ai.