AKTUALITET, 1 Mars 2022, 23:30

Pushtimi nga Rusia/ Lëvizja e fortë e Ukrainës, i kërkon Kinës të…

Pushtimi nga Rusia/ Lëvizja e fortë e Ukrainës, i kërkon

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, dhe dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, kanë diskutuar në një telefonatë konfliktin që ka përfshirë Rusinë dhe Ukrianën.

Wang i tha Kulebas se ai “i vjen thellësisht keq” për konfliktin dhe po “i kushton vëmendje ekstreme dëmit të pësuar nga civilët”, sipas agjencisë së lajmeve AFP duke cituar median shtetërore kineze.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të dyja palët “të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur çështjen përmes negociatave”, raportoi i njëjti burim.

Në telefonatën, e cila shënon të parën mes dy ministrave që nga pushtimi rus të enjten, Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet e tij me Moskën për të ndihmuar në ndalimin e pushtimit, tha agjencia e lajmeve Reuters.

Wang thuhet se ka ofruar të bëjë çdo përpjekje për t’i dhënë fund dhunës në mënyrë diplomatike, shkroi agjencia.

Javën e kaluar, duke sfiduar pritshmëritë e ekspertëve, Kina abstenoi nga një votim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin e Ukrainës.

Disa analistë kishin pritur që Pekini t’i bashkohej Rusisë në votimin kundër mocionit.