AKTUALITET, 1 Mars 2022, 19:09

VIDEO/ Pamje të rënda, Rusia bën gjithçka për të marrë Kharkivin, lëshojnë mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhjetëra raketa

VIDEO/ Pamje të rënda, Rusia bën gjithçka për të

Ushtria ruse po tenton me të gjitha mënyrat për të marr Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet se si sulme të shumta raketore bien mbi qytet, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima.

Mediat, flasin se sulmet raketore janë duke u realizuar nga trupat ruse. Për ditë të tëra, duket se objektivi i ushtrisë ruse, është të marrë drejtimin e dy qyteteve, Kievit dhe Kharkivit. Ata janë ndeshur në këto ofensiva me rezistencën e ushtrisë ukrainase dhe vullnetarëve, të cilët kanë përdorur të gjitha mënyrat për të mbrojtur atdheun. Rusia ka shkaktuar gjatë këtyre sulmeve mjaft viktima, mes tyre dhe shumë civilë.

Ndërsa suksese janë shënuar edhe nga ana e Ukrainës. Ata pretendojnë se kanë zënë rob shumë ushtarë rus, si dhe kanë vrarë qindra të tjerë. Po ashtu, ata shtojnë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke, aeroplanë, helikopterë dhe mjete ushtarake.