AKTUALITET, 1 Mars 2022, 22:09

Sulmi rus/ Shpërthime të tjera në Kiev, autoritetet thirrje qytetarëve të strehohen!

Sulmi rus/ Shpërthime të tjera në Kiev, autoritetet thirrje

Të tjera shpërthime janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

CNN raporton se shpërthimet janë shënuar në zonat periferike të Kievit rreth orës 22:40 me orën lokale.

Autoritetet ukrainase i bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të fshehur në vendstrehimet dhe metrotë.

Ndërkohe janë aktivizuar dhe sirenat e luftës të cilat paralajmërojnë sulmin rus.

Në orët e para të mbrëmjes së sotme, shpërthime të shumta u regjistruan në qytetin e Khrakov.