AKTUALITET, 1 Mars 2022, 20:03

Mal Berisha: Putinizmi produkt edhe i neglizhencës së Perëndimit

Mal Berisha: Putinizmi produkt edhe i neglizhencës së Perëndimit

Diplomati Mal Berisha i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, ka komentuar krizën në Ukrainë.

Berisha theksoi se Putini s’e ka pritur këtë rezistencë, duke shtuar se Putini dhe putinët e vegjël janë edhe produkt i neglizhencës së Perëndimit.

“Vladimir Putini nuk ka pritur këtë rezistencë. Vladimir Putin ka pritur që zona ku jetojnë rusët, të ishte pro tij, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur. Përmendja e faktit se mund të përdoren armë bërthamore është e frikshme dhe na kthen mbrapa në kohë. Dikur vendimmarrjet ishin kolektive, sot butonin e kuq të armëve bërthamore e ka një njeri e ky është Putin e ndaj ka rrezik.

Putinizimi i Rusisë është prudukt i rrezikshëm i Perëndimit. Kemi vende që kanë në pushtet persona despotikë, njerëz të korruptuar dhe mbahen nga ky Perëndim, me bekimin e vendeve perëndimore. Kjo ka sjellë ca Putinë të vegjël e një Putin të madh që rrezikon paqen në botë”, deklaroi Mal Berisha.