AKTUALITET, 1 Mars 2022, 23:26

Mediat ukrainase: Bombardohet qyteti 30 minuta larg Kievit, nën sulm edhe zona afër aeroportit 

Mediat ukrainase: Bombardohet qyteti 30 minuta larg Kievit, nën sulm edhe

Mediat ukrainase raportojnë për të tjera bombardime në afërsi të Kievit. 

Në qytetin Vyshneve, që ndodhet 30 minuta larg kryeqytetit, janë aktivizuar sinjalet e sulmeve ajrore. 

“Rusia bombardon lagjet e Kievit, qytetin Vyshneve jashtë kryeqytetit, sipas Shërbimit Shtetëror të Komunikimit Special të Ukrainës. Lagjet aktualisht nën sulm janë Rusanivka, Kurenivka, Boiarka dhe zona pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Kievit ose Zhuliany”, shkruan media ukrainase “The Kyiv Independent”.