TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkimi Europian do të përjashtojë shtatë banka ruse nga sistemi i transaksioneve ndërkombëtare SWIFT. Ky është vendimi i dakordësuar nga ambasadorët e BE-së mbrëmjen e kësaj të marte.
Mes bankave të përjashtuara, është Sberbank PJSC si dhe një bankë e cila zotërohet pjesërisht nga kompania Gazprom.
Institucionet bankare që do të përjashtohen janë Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank PJSC, Sovcombank PJSC dhe VEB.RF.
Disa shtete kanë kërkuar me ngulm që nga SWIFT të përjashtohen më shumë banka nga ky sistem.